“Guardiolës i duhet një Kompany i ri, jo Messi”

  • A.P /
  • 23 August 2020 - 17:26
“Guardiolës i duhet një Kompany i ri, jo Messi”

Lionel Messi në Premierligë te Manchester City?

Thashethemet vetëm sa vijnë e rriten për një largim të mundshëm të Lionel Messit nga Barcelona, i cili do ta ketë fjalën e fundit nëse do të qëndrojë ose të provojë një aventurë të re në Serie A, Premielrigë ose Ligue 1.

Lidhur me këtë ka folur edhe legjenda e Bayern Munich dhe ish-futbollisti i Manchester United, Owen Hargreaves.

Sipas tij, Pep Guardiola aktualisht ka nevojë në ekip për një kapiten siç e kishte për shumë vite Vincent Kompany.

“Jam i sigurt se Pep do të donte ta merrte Messin, por ai e ka parë ndikimin që ka pasur Virgil van Dijk te Liverpooli dhe e ka kuptuar se ka nevojë më shumë për një asi lloji lojtari se cdo gjë tjetër”, u shpreh ai për BT Sport.

“Ai ka nevojë për një Vincent Kompany të ri, një lider që mund ta thyejë ndeshje në momente të vështira”.