Brozovici i zemëron tifozët e Interit

  • S.A /
  • 24 August 2020 - 12:12
Brozovici i zemëron tifozët e Interit

Marcelo Brozovic është epik për disa, lojtar polivalent për të tjerët. Ky është fati i përjetshëm i kroatit, qysh kur luajti disa metra përpara, në rolin e mesfushorit-sulmues. Pastaj lëvizi përpara mbrojtjes, roli i tij i vërtetë, por mbetën disa të meta. Si dhe disa acarime me fansat.

Irritimi u rrit pasi humbi finale e Europa League të premten mbrëma, kundër Sevilla, në të cilën Brozovic nuk u shpreh në nivele të mira. Dhe kështu, dikush vendosi të shfryjë në rrjetet sociale kundër mesfushorit zikaltër, i cili mori një përgjigje të lezetshme nga i njëjti lojtar.

“Gëzuar pushimet si lojtar, shpresojmë që e ardhmja juaj të jetë larg nga Milano”. Ky ishte komenti që i la kroatit një tifoz zikaltër, ndërsa Brozovic nuk vonoi t’i përgjigjej me qesëndi: “Le te shpresojmë”.

Një pyetje dhe përgjigje, që lë të kuptohet jo pak. Gjithçka është konsumuar në postimin më të fundit në Instagram të kroatit, i cili po largohet me familjen e tij për pushime. Populli zikaltër, sikurse duket, është përçarë për të.

Ka pasur shumë komente kundër Brozovic, jo vetëm për përgjigjen e konsideruar të papërshtatshme, por edhe për shfaqjen jo interesante në finalen e Këlnit. Ka edhe shumë komente në favor të atyre që shpresojnë për qëndrimin e tij.

(Kosova Sot Online )