Inter apo PSG? Allegri e ka ndarë mendjen

  • A.P /
  • 24 August 2020 - 17:41
Inter apo PSG? Allegri e ka ndarë mendjen

Allegri tashmë ka vendos, dëshiron të qëndrojë në vendlindje, në Itali.

Ai ka mundësi të shkojë edhe në Paris Saint Germain, por Max Allegri, sipas ‘Sky Sport Italia’, tashmë ka vendos ta zëvendësojë Antonio Conten te Interi.

Thomas Tuchel ka fituar me PSG-në Ligue 1, Coupe de la Ligue, Coupe de France dhe ka arritur në finale të Champions League, por nuk është e mjaftueshme për të shpëtuar vendin e punës.

Sido që të jetë, PSG duhet të kërkojë tjetër trajner pasi sipas ekspertit, Gianluca Di Marzio, italiani do të drejtojë me shumë gjasa Interin sezonin e ardhshëm.


(Kosova Sot Online)