Ja kalendari i ndeshjeve të Arsenalit dhe të Man Cityt
Manchester City e bëri mbrëmë një gabim të rëndë, i cili në fund të sezonit mund të jetë fatal në garën për titull të kampionit.
“Citizens” lëshuan pikë ndaj Evertonit, me të cilin barazuan 3:3, duke e bërë një hap prapa për titull në Premierligë.
Trupa e Pep Guardiolës i kishte dy ndeshje më pak se Arsenali dhe 6 pikë më pak.
Nëse do t’i fitonte të dyja me rezultate të kënaqshme, do ta rikthente primatin.
Mirëpo, barazimi i mbrëmshëm i lë prapa “Qytetarët”.
Ata aktualisht i kanë 5 pikë më pak se “Gunners”, por edhe një ndeshje më pak të luajtur, pas së cilës, nëse fitojnë, do të jenë 2 pikë prapa “Topçinjve”.
Pra, Arsenali nga mbrëmë është favorit absolut për t’u shpallur kampion i Anglisë pas pritjes prej më shumë se dy dekadash.
Londinezët e kanë në dorë titullin pasi, nëse i fitojnë tri ndeshjet e mbetura deri në fund të sezonit, do të festojnë me tifozët e tyre.
Nga ana tjetër, City duhet t’i fitojë 4 ndeshjet e mbetura dhe të shpresojë në ndonjë gabim eventual të ekipit të Mikel Artetas.
Edhe trajneri Pep Guardiola mbrëmë e tha se tash titulli nuk është më në duart e Cityt.
Kalendari i Arsenalit
10/05 West Ham United – Arsenal
18/05 Arsenal – Burnley
24/05 Crystal Palace – Arsenal
Kalendari i Manchester Cityt
9/05 Manchester City – Brentford
13/05 Manchester City – Crystal Palace
19/05 Bournemouth – Manchester City
24/05 Manchester City – Aston Villa
(Kosova Sot Online)
