Moratti: “Mendoj se Interi është duke tentuar ta transferojë Messin”

  • A.P /
  • 24 August 2020 - 19:21
Moratti: “Mendoj se Interi është duke tentuar ta transferojë Messin”

Massimo Moratti ka folur sërish për Lionel Messin në një intervistë dhënë për AS.

Ai thotë se momentalisht, nuk po sheh ndonjë sinjale se Leo me të vërtetë dëshiron të largohet nga Barcelona, megjithatë beson se Interi po punon për këtë.

“Nuk është një veprim i thjeshtë ekonomikisht, sigurisht. Por pengesa më e madhe është vullneti i Messit. Duhet të kuptoni nëse ai me të vërtetë dëshiron të largohet nga Barça. Unë nuk jam aq i qartë për këtë”, shpjegoi ai për AS.

Sido që të jetë, pavarësisht se mund të kushtojë shumë, duke e ditur edhe rrogën stratosferike që do të dëshironte Messi, Moratti beson se Interi do të rrezikonte nëse veç do t’i vinte një mundësi e tillë, që ta ketë në ekip lojtarin që konsiderohet më i miri i të gjitha kohëve. 

(Kosova Sot Online)