Vendoset stadiumi ku do të luhet finalja e Kupës së Kosovës

  • 17 May 2024 - 12:49
 Vendoset stadiumi ku do të luhet finalja e Kupës së Kosovës

Dy finalistët e Kupës së Kosovës, Prishtina dhe Ballkani kanë mësuar tashmë lokacionin ku do ta zhvillojnë ndeshjen finale të trofeut të dytë më të rëndësishëm të futbollit kosovar, transmeton "Kosova Sot Online".

Finalja e Kupës së Kosovës mes Prishtinës dhe Ballkanit pritet të zhvillohet të mërkurën e datës 22 maj.

Deri tani asnjëra nga skuadrat dhe as tifozët nuk e kanë ditur se ku do të zhvillohet kjo finale.

Kjo pas vendi i përhershëm ku zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës, “Fadil Vokrri” gjendet në rinovimin dhe një ndërrim lokacioni ishte i nevojshëm.

Tani ka ardhur edhe përgjigja dhe Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka vendosur për stadiumin ku do të zhvillohet kjo finale.

Finalja e Kupës së Kosovës do të zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, me fillim nga ora 15:00. 

(Kosova Sot Online )