Gjilani-Apoel, kur do të zhvillohet?

  • A.P /
  • 24 August 2020 - 19:50
Gjilani-Apoel, kur do të zhvillohet?

Gjilani dhe Apoeli do të përballen mes vete në Europa League me 27 gusht.

Gjilani në edicionin debutues në UEFA Europa Ligë, ka arritur të triumfoj në fazën preleminare të këtij kompeticioni, duke mposhtur skuadrën nga San Marino, Tre Penne dhe duke kaluar në rundin e parë kualifikues në këtë garë.

Në këtë rund, kuq e bardhët do të takohen me skuadrën qipriote nga Nicosia, Apoel FC, e cila pas vete mbartë përvojë të gjatë në kompeticionet e organizuara nga institucioni më i lartë i futbollit europian UEFA. Ndeshja mes Gjilanit dhe Apoelit, zhvillohet ditën e enjte (27 Gusht), në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe fillon në ora 19:00.

(Kosova Sot Online)