Gazetari shqiptar e pyet në gjuhen italiane, Stankoviq refuzon: “Flas vetëm në gjuhën serbe”

  • A.P /
  • 24 August 2020 - 21:08
Gazetari shqiptar e pyet në gjuhen italiane, Stankoviq refuzon: “Flas vetëm në gjuhën serbe”

Tirana dhe Crvena Zvezda do të luajnë nesër duelin për turin e dytë kualifikues të Champions League. Takimi nis në orën 20:00 në “Air Albania”.

Në konferencën për shtyp në vigjilje të këtij dueli ka dalë trajneri i ekipit serb, Dejan Stankoviç.

Kreu i stolit të Crvena Zvezdës i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, ndërsa ka kërkuar që të flasë vetëm serbisht.

Duke u nisur nga fakti se për shumë vite ka luajtur në Itali, një prej gazetarëve të pranishëm në sallë ka vendosur t’ja shtrojë pyetjen në gjuhën italiane, për lehtësi komunikimi.

Megjithatë është hasur me një refuzim të Stankoviç.

“Serbisht, të lutem”, ka thënë fillmisht ish-lojtari i Interit në gjuhën angleze.

Më pas në italisht ka shtuar: “Unë flas serbisht, kam marrë edhe përkthyese. Preferoj serbisht”. 

(Kosova Sot Online)