“Vojvoda nesër arrin në Torino, është blerë për 5.5 milionë euro”

  • A.P /
  • 24 August 2020 - 21:54
“Vojvoda nesër arrin në Torino, është blerë për 5.5 milionë euro”

E konfirmon edhe eksperti i transferimeve.

Gianluca Di Marzio gjithashtu raporton për blerjen e Mërgim Vojvodës nga ana e Torinos.

Ai në një postim në ‘Twitter’, ka shkruar se mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës do të arrijë nesër në Torino për të kompletuar transferimin te klubi i Serie A.

Sipas Gianluca Di Marzios gjithashtu, Vojvoda do t’i kushtojë 5.5 milionë euro plus bonuse Torinos.

Ai bëhet lojtari i tretë që ka blerë Torino deri më tani, duke shpenzuar 16 milionë euro n’total.

Mbrojtësi i djathtë i Kombëtares së Kosovës do t’i kryejë testet mjekësore të mërkurën para se të nënshkruajë kontratë me Torinon, e cila ende nuk është bërë e ditur sa vjeçare do të jetë, apo edhe sa do të fitojë në sezon lojtari.

(Kosova Sot Online)