Zyrtare: Pedro nënshkruan kontratë tri vjeçare me Romën

  • A.P /
  • 25 August 2020 - 19:09
Zyrtare: Pedro nënshkruan kontratë tri vjeçare me Romën

Roma ka lajmëruar zyrtarisht se ka arritur marrëveshje me Pedro Rodriguez, i cili u larguar nga Chelsea si transfer i lirë pas pesë sezoneve në Londër

Giallorossi kanë konfirmuar që 33 vjeçare ka nënshkruar marrëveshje me skuadrën nga kryeqyteti italian dhe ka kryer testet mjekësore sot.

 

Ish spanjolli i është bashkuar Romës dhe do të këtë kontratë deri në qershorin e vitit 2023.

“Jam i gëzuar që jam këtu në Romë”, tha Pedro për faqen zyrtare të klubit. “Jam i lumtur për këtë sfidë dhe dua të garoj për të arritur sa më lart objektivave tona për sezonet e ri”.

“Dua ti falënderoj fansat për mikëpritjen që ata ma kanë dhënë. Shpresoj t’i bëj të lumtur”.

(Kosova Sot Online)