RAC1: Barça e konfirmon kërkesën e Messit për t’u larguar

  • A.P /
  • 25 August 2020 - 21:15
RAC1: Barça e konfirmon kërkesën e Messit për t’u larguar

Sipas radios katalunase, RAC 1, Barcelona ka konfirmuar se ka marrë një mesazh nga Lionel Messi, ku argjentinasi kërkon që t’i mundësohet përfundimi i kontratës së tij në mënyrë të njëanshme

La Pulga ka një klauzolë në marrëveshjen e tij me Blaugrana që e lejon atë të largohet me marrëveshje në fund të çdo sezoni.

Por, raportet në media thonë se ajo ka skaduar më 10 qershor.

Por, pandemia e koronavirusit që bëri një pauzë tre mujore në futboll ka bërë që Messi ta dorëzojë këtë kërkesë në fund të sezonit, ashtu siç shkruan në kontratë/

RAC1 thotë se kërkesa e argjentinasit është dorëzuar në duart e avokatëve të Barcelonës dhe do të shqyrtohet me kujdes, por Messi tashmë e ka ndarë mendjen. E ardhmja e tij pritet që të jetë në një klub tjetër. 


(Kosova Sot Online)