Befasi, Kapiteni i Prishtinës i bashkohet Ballkanit

  • A.P /
  • 25 August 2020 - 21:16
Befasi, Kapiteni i Prishtinës i bashkohet Ballkanit

FC Ballkani ka bërë një prezantim interesant të Armend Thaçit në facebook ku e kanë prezantuar si transfer të tyre të ri

“There is neë sheriff in town. Armend Thaqi, është futbollisti më i ri i FC Ballkani-t”, kështu e ka prezantuar futbollistin e vet më të ri FC Ballkani, klub që përfundoi në vendin e tretë në IPKO Superligë të Kosovës në sezonin e kaluar.

 

Mbrojtësi i djathtë i Prishtinës ishte edhe kapiten i klubit kryeqytetas kurse vendimi i tij për t’u larguar ka lënë gojëhapur shumëkënd në futbollin kosovar.

“Kemi kënaqësinë të ju informojmë se mbrojtësi i djathtë  Armend Thaqi sot ka vendosur që të na bashkohet për 2 sezonet e ardhshme ë  Thaqi do të prezantohet zyrtarisht në ambientet e klubit  në ditët në vazhdim ë Na priftë e mbara Armend ë”, thuhet në këtë lajmërim.

FC Ballkani ka bërë një përforcim interesant në mbrojtje ku ka ofruar gjatë këtij afati Bajram Jashanicën dhe Arbër Potokun, derisa më parë aty ishte edhe Arbër Prekazi. Me Armend Thaçi skuadra nga Suhareka kompleton katërshen mbrojtëse pasi që lojtari i superligës kosovare luan në krahun e djathtë të saj. 

(Kosova Sot Online)