Vojvoda: Mezi pres t’i bashkohem Torinos

  • A.P /
  • 25 August 2020 - 21:48
Vojvoda: Mezi pres t’i bashkohem Torinos

Torino e ka fituar garën për ta transferuar mbrojtësin anësore të Standard Liege, Mërgim Vojvoda, i cili pritet që ti bashkohet kësaj skuadra

 “Po shikoj që të bashkohem sa më shpejt me skuadrën”, ka thënë kosovari për mediat italiane .

Marrëveshja ende nuk është kompletuar, por Vojvoda tashmë duket se ka vendosur për Torinon, e cila skuadër ishte në garë për të siguruar shërbimet e kosovarit me Atalantan.

“Tung, të gjithë tifozëve të Toros”, ka thënë Vojcoda pasi që ka ateruar në Malpensa sot, sipas Tuttomercatoëeb.

“Jam i lumtur që jam këtu. Do ti baskohem skuadrës dhe mezi pres për ta filluar një sfidë të re”. 


(Kosova Sot Online)