Presidenti i Katalunisë përshëndet Messin: Katalonia, gjithmonë shtëpia e jote

  • A.P /
  • 25 August 2020 - 23:27
Presidenti i Katalunisë përshëndet Messin: Katalonia, gjithmonë shtëpia e jote

Presidenti i Katalonisë Quim Tora i Pla e ka përshëndetur yllin e Barcelonës, Lionel Messi. “Katalonia gjithmonë do të jetë shtëpia e juaj”

Blaugrana ka marrë një letër nga La Pulga sot, ku argjentinasi ka kërkuar largimin nga skuadra këtë verë.

Klubi besohet se do të luftojë për ta mbajtur Messi, por Presidenti i Katalonisë e ka falënderuar heroin e qytetit të tij te të gjitha kohërave.

“Katalonia gjithmonë do të jetë shtëpia e jote”, ka shkruar Quim Torra në Twitter. Faleminderit shumë për futbollin e jashtëzakonshëm dhe lumturinë që na ke sjell”.

(Kosova Sot Online)