Bordi detyron Bartomeun të japë dorëheqje, shkaku i Messi

  • A.P /
  • 25 August 2020 - 23:29
Bordi detyron Bartomeun të japë dorëheqje, shkaku i Messi

Raportet e fundit nga barca thonë se Lionel Messi e ka dorëzuar kërkesën për transfer në mënyrë që të detyrojë barcelonën që ta shkarkojë Josep Maria Bartomeu – kjo ka ndodhur

Burime të shumëfishta kanë konfirmuar që Messi e ka dërguar faksin me kërkesën për transfer, duke aktivizuar kërkesën për largim nga skuadra si lojtar i lirë.

Për të ka interes të madh nga Interi, Manchester City, Juventusi, Milani, PSH dhe shumë skuadra tjera, por La Pulga mund të mos shkojë askund.

Siç raporton TyC në Argjentinë Messi ka bërë vetëm një gjest që të detyrojë largimin apo dorëheqjen e presidentit Bartomeu – kjo ka funksionuar.

Pas lajmi, pritesta të mëdha ka pasur nga tifozët para Camp Nou ku kanë kërkuar dorëheqjen e tij dhe është mbajtur një takim i bordit në klub, ku është detyruar që ai të jep dorëheqje.

Barteomeu tashmë ka dhënë dorëheqje apo bordi ka kërkuar dorëheqjen e tij, duke shkaktuar zgjedhje të reja në klub.

Ditët e tij në Barcelonë treguan shifra të tmerrshme, sidomos pas humbjes në çerekfinale të Ligës së Kampionëve me rezultat 8-2 dhe ishte befasi se si ai vazhdonte të rrinte në krye të skuadrës.

Drejtori i shumë kritikuar, Eric Abidal nuk ishte shkarkuar, thjesht kishte dhënë dorëheqje.

Kjo do ta vë në diskutim edhe rolin e trajnerit të ri Ronal Koeman, pasi që Presidenti i ri mund të kërkojë një trajner tjetër. 

(Kosova Sot Online)