Roma refuzon ofertën e Tottenham për Zaniolon

  • E.K /
  • 28 August 2020 - 13:45
Roma refuzon ofertën e Tottenham për Zaniolon

Talenti italian do të mbesë në Romë.

Roma ka refuzuar 50 milionë euro nga Tottenhami për 21-vjecarin, Nicolo Zaniolo, raporton Corriere dello Sport.

Raportohet se Spurs kanë qenë në Itali për të diskutuar për një transferim të mundshëm, por klubi i Serie A nuk dëshiron të heqë dorë nga talenti italian dhe dëshiron t’i mbajë si Zaniolon ashtu edhe Lorenzo Pellegrini.

Për Zaniolon, interesohet edhe Andrea Pirlo, i cili synon ta marrë në Juventus. 

(Kosova Sot Online)