Chelsea e zyrtarizon Thiago Silvën

  • S.A /
  • 28 August 2020 - 14:09
Chelsea e zyrtarizon Thiago Silvën

Edhe zyrtarisht Thiago Silva është lojtar i Chelseas.

Pas Ben Chilwell, Chelsea ka transferuar edhe ish mbrojtësin e Milanit, Thiago Silvën.

Lajmi është bërë i ditur nga klubi në faqen zyrtare.

Thiago ka nënshkruar kontratë një vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për 12 muaj të tjerë.

Silva u transferua në Londër si lojtar i lirë nga PSG-ja, pothuajse një javë pas humbjes në finale të Ligës së Kampionëve nga Bayern Munich.

(Kosova Sot Online )