Kluivert, lojtari i katër i Romës me COVID-19

  • A.P /
  • 28 August 2020 - 21:13
Kluivert, lojtari i katër i Romës me COVID-19

Sky Sport Italia ka thënë se Justin Kluivert është lojtari i katërt i Romës që është testuar pozitiv me COVID-19

Giallorossi sapo kanë filluar stërvitjet parasezonale, e cila gjë do të thotë se futbollistët kanë bërë teste edhe me strishë edhe me gjakë për koronavirus.

Kjo është treguar e frytshme sepse testet ishin të nevojshme dhe se nga to Kluivert është bërë lojtari i katërt që është testuar pozitivë në skuadër.

Ai doli i tillë pas Antonio MIrante, Carles Perez dhe Bruno Peres.

Holandezi 21 vjeçar i është bashkuar Romës më 2018 dhe ka bërë 31 paraqitje në sezonin e fundit.

Ai ka shënuar shtatë gola dhe ka pasur dy asiste. 

(Kosova Sot Online)