Pas Matuidit, edhe Higuain përfundon në Inter Miami

  • A.P /
  • 30 August 2020 - 15:39
Pas Matuidit, edhe Higuain përfundon në Inter Miami

Gonzalo Higuain mund t’i ndjekë hapat e ish-bashkëlojtarit të vet te Juventusi, Blaise Matuidi, dhe t’i bashkohet Inter Milanit në MLS.

Trajneri i ri i Juventusit, Andrea Pirlo, ia ka bërë të qartë Higuainit se ai nuk bën pjesë në planet e tij dhe i ka kërkuar të gjejë klub të ri.

Kontrata e tij me Juven skadon në qershor të vitit 2021, prandaj ai po bisedon me klubin për ta ndërprerë atë me pajtim të përbashkët.

Sipas mediave italiane, 32-vjeçari është në bisedime të avancuara me Inter Miami.

Aty do ta gjejë ish-bashkëlojtarin Matuidi, i cili nënshkroi me klubin e David Beckham në fillim të këtij muaji.

(Kosova Sot Online)