Italia e zbulon fanellën e re, duket mahnitëse

  • E.K /
  • 31 August 2020 - 11:43
Italia e zbulon fanellën e re, duket mahnitëse

Italia e ka zbuluar fanellën e re të ekipit kombëtar, me të cilën të kaltrit do t’i zhvillojnë ndeshjet në shtëpi, e cila është frymëzuar nga Renesanca e Italisë.

Fanella e re është frymëzuar nga epoka e cila pati ndikim në kulturën e artit dhe arkitekturës në Itali.

David Bremond, shefi i kompanisë së PUMA-s, e cila e dizajnoi fanellën e re, ka thënë: “Gjatë Renesancës, Italia ishte epiqendra e kreativitetit dhe zbulimit”.

“Kjo fanellë do t’ia dëshmojë botës krenarinë, pasionin dhe entuziazmin e italianëve”, shtoi ai.

Italia do të luajë me këto fanella në ndeshjet e shtatorit në Ligën e Kombeve. 

(Kosova Sot Online)