Ndeshja e parë e Koemanit si trajner i Barcelonës do të jetë kundër Real Madridit

  • E.K /
  • 02 September 2020 - 11:05
Ndeshja e parë e Koemanit si trajner i Barcelonës do të jetë kundër Real Madridit

Ronaldo Koeman do të debutojë në stolin e Barcelonës në një ndeshje miqësore kundër Real Madridit më 12 shtator.

Koeman, i cili u emërua trajner i Barçës në gusht në vend të të shkarkuar Quique Setien, i nisi stërvitjet me ekipin e vet të ri në fillim të kësaj jave.

Duke qenë se Barcelona ka qenë e përfshirë në Ligën e Kampionëve deri në gusht, për të sezoni në La Liga nuk do të nisë deri më 26 apo 27 shtator.

Koeman do ta ketë pothuajse tërë muajin për ta përgatitur ekipin e tij, i cili pritet të ketë ndryshime rrënjësore, dhe do ta ketë testin e parë në një El Clasico miqësore, kundër rivalit të përbetuar, Real Madridit, sipas Mundo Deportivos.

Lionel Messi, kapiteni dhe lojtari më i mirë në histori të klubit, nuk po merr pjesë në stërvitjet e skuadrës së Komanit, sepse e ka kërkuar largimin nga klubi.

Prandaj ai, Ivan Rakitic – i cili u kthye në Sevilla – Luis Suarez, Arturo Vidal, Samuel Umtiti e disa të tjerë, të cilët nuk janë në planet e Koemanit, nuk do të jetë pjesë e Barçës nga ky sezon. 

(Kosova Sot Online)