U kry: Kolarov futbollist i Interit

  • A.P /
  • 02 September 2020 - 23:29
U kry: Kolarov futbollist i Interit

Sky Sport Italia ka konfirmuar me anë të burimeve të saj të afërta që Roma ka arritur marrëveshje me Interin për Aleksandar Kolarov, me vlerë 1 milion plus bonuse

Serbi pritet që të nënshkruaj kontratë një vjeçare me vlerë 3.5 milionë euro, me opsion zgjatje për një sezon tjetër.

Shifra e saktë e transferit është 1 milionë euro, me 0.5 milionë euro bonuse.

Kjo shumë konsiderohet më e vogël se dy milionë euro sa Roma ka kërkuar fillimisht për mbrojtësin 34 vjeçar.

Testet mjekësore pritet të bëhen të hënën apo të martën e ardhshme pasi që lojtari është grumbulluar me Kombëtaren e Serbi.

Kolarov mbush 35 vjet në nëntor dhe mund të luaj si mbrojtës i majtë, mesfushorë i majtë dhe mbrojtës.

Kontrata me Romën skadonte në qershor 2021, edhe pse ekzistonte opsioni për zgjatje.


(Kosova Sot Online)