FIFA bën revolucion në tregun e futbollit

  • A.P /
  • 11 June 2026 - 11:45
FIFA bën revolucion në tregun e futbollit

FIFA po përgatitet t’i ndryshojë ndjeshëm rregullat e tregut global të futbollit, me një paketë të re reformash që pritet të hyjë në fuqi nga janari i vitit 2027.

Ndryshimet do t’i prekin kontratat, transferimet dhe mbrojtjen e futbollistëve të rinj, shkruan “tuttomercatoweb”.

Një nga risitë më të mëdha është vendosja e detyrueshme e klauzolës së largimit në çdo kontratë të re.

Aktualisht, përfshirja e saj varet nga marrëveshja mes klubit dhe lojtarit, por sipas rregullave të reja ajo do të bëhet pjesë e detyrueshme e çdo kontrate profesionale.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm lidhet me futbollistët me paga më të ulëta.

Lojtarët që fitojnë deri në 150 mijë euro në vit do të kenë të drejtë ta përfitojnë 5% të shumës së transferimit të tyre kur shiten nga një klub në tjetrin.

FIFA synon që në këtë mënyrë t’i mbrojë futbollistët që zakonisht nuk përfitojnë nga vlerat e larta të transferimeve të tyre.

Reforma i prek edhe futbollistët e rinj. Aktualisht, lojtarët nën moshën 18-vjeçare nuk mund të nënshkruajnë kontrata profesionale më të gjata se tri vjet.

Me rregulloren e re, ata do të mundë të nënshkruajnë kontrata deri në pesë vjet, njësoj si lojtarët madhorë, me kusht që të jenë pjesë e akademisë së klubit për një periudhë minimale të caktuar.

Këto ndryshime vijnë në kuadër të një reforme më të gjerë të FIFA-s mbi statusin dhe transferimin e futbollistëve, e cila synon të krijojë më shumë siguri kontraktuale dhe një shpërndarje më të drejtë të përfitimeve ekonomike në futbollin profesionist.

(Kosova Sot Online)