Man United pyet Realin për Reguilonin

  • S.A /
  • 03 September 2020 - 15:42
Man United pyet Realin për Reguilonin

E ardhmja e mbrojtësit të majtë të Realit është ende e paqartë.

Manchester United është duke e monitoruar situatën e Sergio Reguilon te Real Madridi dhe po mendon të bëjë ofertë për mbrojtësin e majtë, raporton Manchester Evening News.

23-vjeçari ka qenë i huazuar te Sevilla sezonin e kaluar dhe ka shkëlqyer, por Zinedine Zidane ka në ekip Marcelon dhe Ferland Mendy, kështu që vështirës se mund t’ia garantojë një vend.

Kështu, Reguilon, ashtu si Achraf Hakimi, do të jetë i detyruar të kërkojë një skuadër të re dhe ‘Old Trafford’ duket si destinacioni i mundshëm.

(Kosova Sot Online )