Merret vendimi, Jorge largohet nga shtëpia e Messit pas 68 minutash

  • S.A /
  • 03 September 2020 - 15:56
Merret vendimi, Jorge largohet nga shtëpia e Messit pas 68 minutash

Në Barcelonë janë duke ndodhur gjëra të çuditshme saqë ka mundësi gjatë ditës të bëhet e ditur vendimi nëse do të qëndrojë apo largohet Lionel Messi.

Para pak minutash, JUGONES raporton se është larguar Jorge Messi nga shtëpia e Lionel Messit, aty ku qëndroi për 68 minuta pas takimit që pati në mëngjes me Josep Maria Bartomeun.

Aty u diskutua gjerë e gjatë për të ardhmen e Leos, që javë më parë kërkoi largimin nga Barça.

Sipas JUGONES raportohet se vendimi është marrë tashmë dhe së shpejti mund të vijë edhe zyrtarizmi.

Ka spekulime se Leo, që ishte me një këmbë jashtë Barcelonës, tani mund të qëndrojë deri në qershor të vitit 2021, kur i skadon kontrata dhe pa polemika, mund të largohet me parametra zero nga ‘Camp Nou’.

(Kosova Sot Online )