Conte e dëshiron talentin e ri të Veronës

  • A.P /
  • 03 September 2020 - 19:23
Conte e dëshiron talentin e ri të Veronës

Interi është në bisedime për të nënshkruar me talentin e ri të Hellas Veronës, Oliver Jurgens

Sipas Gianluca Di Marzios, i riu nga Verona konsiderohet si një talent i rrallë në futbollin italian.

Antonio Conte është i pasionuar pas paraqitjeve të 17 vjeçarit si i huazuar të Roma sezonin e kaluar dhe e dëshiron atë në San Siro.

Valencia dhe Leicester po ashtu e dëshirojnë sulmuesin e ri, i cili kaloi gjashtë muaj te Roma U&17 pasi që i ishte bashkuar këtij klubi në janar përkohësisht.

(Kosova Sot Online)