Griezmann nuk do që Messi të largohet

  • S.A /
  • 04 September 2020 - 09:56
Griezmann nuk do që Messi të largohet

Nuk e gjeti veten te Barça dhe për shumë kë, ishte faji i Messit – megjithatë Griezmann dëshiron që ai të qëndrojë në ‘Camp Nou’.Antoine Griezmann shpreson që Lionel Messi në fund të qëndrojë në Barcelonë.

33-vjeçari javë më parë ka kërkuar zyrtarisht largimin nga Barcelona, por duket se është qetësuar situata dhe Josep Maria Bartomeu, sipas mediave në Spanjë, e ka bindur lojtarin përmes babait të tij që të qëndrojë edhe për një sezon.

“Është mes tij dhe klubit, por shpresojmë që ai të qëndrojë”, u shpreh Griezmann.

“Tani jam i fokusuar te Franca dhe të përgatitem mirë për dy ndeshjet e ardhshme”.

“Kemi dëgjuar pak nga gjithçka me atë që po ndodh, por nuk dimë asgjë tjetër për gjithçka që po qarkullon”.

(Kosova Sot Online )