Nuk e do Koeman, por e do Messi – Leo e bllokon largimin e Suarezit!

  • G.G /
  • 04 September 2020 - 12:41
Nuk e do Koeman, por e do Messi – Leo e bllokon largimin e Suarezit!

Nuk e do Koeman, por e do Messi – Leo e bllokon largimin e Suarezit!

Suarez mund të qëndrojë gjithashtu në Barcelonë, nëse Messi vendos që të luajë edhe për të paktën një sezon në ‘Camp Nou’.

‘Corriere dello Sport’ raporton se Lionel Messi e ka bllokuar largimin e Luis Saurez nga Barcelona.

Argjentinasi duket se ka vendosur që të qëndrojë edhe një sezon në ‘Camp Nou’ dhe do të insistojë që të mos largohet as shoku më i mirë, Luis Suarez.

Suarez nuk është në planet e Ronald Koeman, por është në ato të Lionel Messit që për të qëndruar edhe një vit, sipas mediave mund t’i bindë drejtuesit e klubit që të mos e largojnë as Suarezin.

Uruguaiani është parë si 9-shi ideal për ekipin e Andrea Pirlos te Juventusi, por Messi ka bllokuar gjithçka, të paktën deri më tani.

Leo mendonte se mund të largohet me parametra zero nga Barça, por klauzola që ia lejonte atij të ikte falas, ka përfunduar në qershor dhe kështu është shumë afër qëndrimit edhe një sezon në ‘Camp Nou’.

(Kosova Sot Online)