Challandes fton dy futbollistë për ndeshjen ndaj Greqisë

  • G.G /
  • 04 shtator 2020 - 12:56
Challandes fton dy futbollistë për ndeshjen ndaj Greqisë

Përfaqësueses së Kosovës në futboll i janë bashkuar edhe dy futbollistë për sfidën ndaj Greqisë.

“Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes ka ftuar në Kombëtare edhe dy futbollistë: Rron Brojën nga KF Partizani dhe Armend Thaçin nga FC Ballkani, të cilët tashmë i janë bashkuar ekipit, pasi për ndeshjen kundër Greqisë do të mungojnë Milot Rashica, Benjamin Kololli, Leart Paçarada, Hekuran Kryeziu dhe Herolind Shala”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Gjatë ditës së sotme Kosova do t’i kryejë sërish testet për Covid-19, derisa në orën 16:00 do ta mbajë stërvitjen e radhës në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Kjo sepse në stadiumin “Fadil Vokrri” do të zhvillohet ndeshja e kombëtareve U21, Kosovë – Angli, në orën 19:00.

(Kosova Sot Online)