Vidal merret vesh me Interin, po e pret Barçën

  • S.A /
  • 04 September 2020 - 13:04
Vidal merret vesh me Interin, po e pret Barçën

Vidal është duke pritur Barcelonën që ta lirojë atë nga kontrata.

Arturo Vidal është pajtuar që të ulë rrogën për t’u transferua në Itali te Interi këtë verë dhe është në bisedime për t’i dhënë fund kontratës me Barcelonën, raporton Calciomercato.

Vidal do të fitojë 6 milionë euro në sezon dhe ka arritur marrëveshje për një kontratë 2 vjeçare me Interin me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër.

Si Interi ashtu edhe Vidali janë duke e pritur Barcelonën që ta ndërpresë kontratën me kilianin, në mënyrë që të transferohet me parametra zero në Serie A.

(Kosova Sot Online )