James arrin në Everton

  • G.G /
  • 04 September 2020 - 14:32
James arrin në Everton

James së shpejti do të kompletojë transferimin te Evertoni. 25 milionë funte do të derdhen në arkat e Real Madridit.

James Rodriguez ka arritur në Everton dhe së shpejti do të kompletojë transferimin nga Real Madridi.

‘El Chiringuito de Jugones’ ka publikuar disa pamje të James në qendrën stërvitore të Evertonit.

Kolumbiani do t’i nënshtrohet fillimisht testeve mjekësore para se të nënshkruajë kontratë me Evertonin, për t’u liruar përfundimisht nga Madridi.

Nga shitja e James Reali do të përfitojë 25 milionë funte. 

(Kosova Sot Online)