“Befasi pozitive nëse Messi qëndron”

  • G.G /
  • 04 September 2020 - 16:29
“Befasi pozitive nëse Messi qëndron”

Kandidati për president të Barcelonës, Victor Font, do ta mirëpriste qëndrimin e Lionel Messit në Barcelonë, edhe pse për të dhe shumë të tjerë do të ishte e befasishme, pas asaj që ndodhi për shumë ditë.

“TyCSports” ka konfirmuar nga burime të sigurta se Lionel Messi ka vendosur të qëndrojë në Barcelonë deri në fund të kontratës, deri në qershor të vitit 2021.

Messi do ta bëjë publike lajmin përmes një video dhe mund të ndodhë sonte pasdite.

“Do të ishte befasi sepse dukej se vendimi i tij ishte i prerë”, tha Font. “Do të ishte befasi pozitive”.

Sido që të jetë, Messi ka nisur një luftë me La Ligën pasi më parë, përmes një komunikate, babai i tij, Jorge Messi, i reagoi La Ligës se; “nuk vlen klauzola 700 milionë euro e Leo Messit”, kinse mund të largohet edhe falas këtë verë nëse do të dëshironte ende.

Por, menjëherë erdhi reagimi i La Ligës, dhe sërish ka insistuar se “klauzola 700 milionë euro është valide”.

(Kosova Sot Online)