“Zbatova detyrat e trajnerit, si e mësova që do jem në formacion”

  • S.A /
  • 05 September 2020 - 09:37
“Zbatova detyrat e trajnerit, si e mësova që do jem në formacion”

Lorenc Trashi ishte një nga surprizat e trajnerit Edi Reja në formacion, ndërsa ish mbrojtësi i Partizanit qëndroi në fushë për 68 minuta dhe bëri një performancë për t’u duartrokitur, par se t’i linte vendin Roshit.

Pas ndeshjes Trashi pranoi se kërkoi zëvendësim për shkak të dëmtimit që mori në përplasje me një kundërshtar, ndërsa theksoi se shpreson që të rikuperojë për ndeshjen e ardhshme ndaj Lituanisë.

“Kam marrë një goditje në kavilje dhe nuk po ndihesha mirë gjatë ndeshjes. Provova të vijoja lojën, por ishte e pamundur dhe kërkova zëvendësim. Ndikoi edhe lodhja, pasi kisha kohë pa ndeshje dhe mendova t’i lë vendin një tjetri që ishte më i freskët. Më kanë munguar ndeshjet zyrtare, pasi stërvitje kam bërë rregullisht. U mundova të zbatoja detyrat që më dha trajneri dhe më vjen mirë që çdo gjë shkoi në favorin tonë. Trajneri dhe stafi i tij e vendosën një ditë para që do të isha titullar. Në futboll duhet të jesh gati për çdo vendim dhe tani shpresoj që të rikuperoj për ndeshjen me Lituaninë”, tha Trashi.

(Kosova Sot Online )