James dhe Ancelotti darkojnë në Liverpool

  • S.A /
  • 05 September 2020 - 10:29
James dhe Ancelotti darkojnë në Liverpool

James Rodríguez dhe Carlo Ancelotti kanë darkuar së bashku në Liverpool të premten.

Kolumbiani dhe trajneri u takuan para se Real Madridi dhe Evertoni të arrijnë marrëveshjen përfundimtare.

Operacioni ende nuk është mbyllur, kanë mbetur edhe disa detaje për t’u zgjidhur.

Raportohet se James ka kryer tashmë testet mjekësore dhe po pret vetëm zyrtarizimin mes klubeve për të nisur punën te Evertoni.

(Kosova Sot Online )