Heroi i Shqipërisë me këmbë në tokë

  • S.A /
  • 05 September 2020 - 10:04
Heroi i Shqipërisë me këmbë në tokë

Sokol Cikalleshi zhbllokoi sfidën ndaj Bjellorusisë dhe i dha mundësinë skuadrës kombëtare të menaxhojë mirë një ndeshje të komplikuar, për vetë faktin që kuqezinjtë kishin mangësi fizike në raport me kundërshtarin.

Në përfundim të ndeshjes sulmuesi u shfaq mjaft i kënaqur për golin dhe fitoren, ndërsa u bëri thirrje shokëve të tij që të vlerësojnë maksimalisht kundërshtarin e radhës, Lituaninë.

“Riktheheshim pas shumë kohësh dhe ka qenë shumë e vështirë kjo ndeshje. Gjendja jonë fizike nuk ishte në nivelin e duhur, ndaj jam shumë i lumtur që i hapa rrugën e fitores ekipit, me golin që shënova.

Ky ishte kundërshtari ynë më i vështirë për vendin e parë, por kemi bërë gjysmën e punës me këtë triumf. Me ekipet e dobëta kemi hasur vështirësi, ndaj uroj që pas 3 ditësh të bëjmë përsëri fitore. Çdo prurje e re është në të mirë të Kombëtares. Në momentin kur rritet konkurrenca, të gjithë japin maksimumin. Uroj që të bëjnë hapat e duhura dhe ta ndihmojnë Kombëtaren”, tha Cikalleshi.

(Kosova Sot Online )