Interi i vendosur për Kanten

  • S.A /
  • 07 September 2020 - 09:07
Interi i vendosur për Kanten

Interi është shumë i vendosur për ta transferuar N’Golo Kanten nga Chelsea gjatë kësaj vere.

Mesfushori francez është synimi kryesor i trajnerit Antonio Conte këtë verë, sipas mediave italiane.

Kante dhe Conte kanë punuar së bashku gjatë kohës së këtij të fundit në stolin e Chelseat.

Zikaltrit janë të gatshëm t’i shesin Joao Marion, Ivan Perisicin dhe Dalber Henriquen, në mënyrë që ta financojnë blerjen e Kantes, i cili vlerësohet 70 milionë euro.

Interi ishte pranë transferimit të Sandro Tonalit nga Brescia, por hoqi dorë nga ai pikërisht për francezin.

(Kosova Sot Online )