Barcelona rikthehet për Lautaro Martinezin e Interit

  • G.G /
  • 07 September 2020 - 13:18
Barcelona rikthehet për Lautaro Martinezin e Interit

Barcelona nuk heq dorë nga Lautaro Martinez, madje në Spanjë këmbëngulin se vetë lojtarë ka nisur të lëvizë për të nxitur marrëveshjen mes klubeve.

Sipas “Sport.es”, përfaqësuesit e “Toros” pritet të zbarkojnë në Milano këtë javë për të folur me drejtuesit më të lartë zikaltër për të shpjeguar dëshirën e sulmuesit për t’u veshur me ngjyrat “blaugrana”.

Por oferta mbetet e ulët: 65 milionë euro plus një lojtar, krahasuar me 85 milionë që kërkon të arkëtojë Interi.

Sipas asaj që shkruajnë në Spanjë, kanë kaluar dy muaj, por distancat në fakt kanë mbetur të njëjtat. Oferta prej 65 milionë eurosh plus Firpo nuk u intereson zikaltërve, që duan vetëm para “cash”.

“Sport.es” nënvizon se si Interi duhet të ulë pretendimet, duke pasur parasysh pasojat ekonomike të pandemisë.

(Kosova Sot Online)