
Mesazhi prekës i Alitit për tifozët pas humbjes së Kosovës

Fidan Aliti, qendërmbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, ka reaguar një ditë pas humbjes së ‘Dardanëve’ në Fadil Vokrri.
Të gjithë prisnin më shumë kundër Greqisë, por edhe për shkak të situatës dhe mungesave të shumta në skuadër, Kosova humbi 1-2, duke mbetur kështu e parafundit në Grupin 3 të Ligës C në Ligën e Kombeve.
“Të dashur tifozë, e ndjejë obligim t’iu drejtohem të gjithëve pas ndeshjes me Greqinë. E di që kjo ndeshje nuk ishte siç kemi pasur dëshirë si ne lojtarët ashtu edhe ju tifozët. Përfundimisht, përkrahja juaj na mungoi në tribunat e stadiumit, që ishte bosh. Dihet që me ju, Dardanët ne jemi më të fortë. Ne jemi kombëtare e vogël dhe duhet të mësojmë prej këtyre ndeshjeve që na bëjnë më të fortë. Ne po rritemi së bashku dhe shihemi muajin tjetër për ta bërë ëndrrën realitet. Përgjithmonë DARDAN!”, ka shkruar Aliti në rrjetet sociale.
(Kosova Sot Online)