Doja të luaja për s’më lanë...

  • E.K /
  • 09 September 2020 - 19:00
Doja të luaja për s’më lanë...

Skuadra e Milwaukee Bucks u eliminua nga gara për titullin kampion në NBA dhe në këtë rezultat ndikoi edhe mungesa e yllit të këtij ekipi, grekut Giannis Antetokounmpo. I dëmtuar, ai nuk luajti në ndeshjen e pestë gjysmëfinale ndaj Miami (fitoi 4-1 serinë). Në këtë sfidë, Giannis qëndroi në stol, duke inkurajuar skuadrën.

“Doja të luaja. Të gjithë e dini që doja dë luaja. Shpresoja që të luaja, trajnerët e mi e dinin këtë gjë. Por, në fund, klubi vendosi që rëndësi ka shëndeti im, ndaj nuk u aktivizova. Për mua kjo gjë ka rëndësi”, tha Antetokounmpo.

Prej kohësh përflitet se lojtari grek mund të largohet nga skuadra e Bucks, por ai ka mohuar gjithçka: “Nuk do të kërkoj të largohem. Disa shohin një mur dhe marrin një drejtim tjetër, ndërsa unë përpiqem ta kaloj atë mur. Duhet të përmirësohemi si skuadër dhe individualisht, për t’u paraqitur më mirë vitin tjetër”, tha lojtari grek.

Mendohet se Giannis do të firmosë këtë vit shtyrjen e kontratës, duke firmos një të re, 5-vjeçare me Bucks, me vlerën e 254 milionë dollarëve. Ndërkohë që, vitin tjetër ai mund të bëhet lojtar i lirë (free agent).

(Kosova Sot Online)