Një klub shqiptar në elitën e futbollit malazez

  • A.P /
  • 09 September 2020 - 23:27
Një klub shqiptar në elitën e futbollit malazez

Klubi futbollistik Deçiqi nga Tuzi i Malit të Zi përfaqëson futbollistët shqiptar në këtë vend prej shumë vitesh.

Së fundmi ky klub është ngjitur në Superligën e Malit të Zi.

 

Kryetari i klubit, Pal Dreshaj  thotë se klubi u morr në menaxhim pasi u fitua nga shqiptarët Komuna e Tuzit në Mal të Zi.

Ai thotë se klubin e morën në gjendje shumë të vështirë financiare e organizative por arritën të fusin në Superligën e Malit të Zi.

“Filluam me rreth 20 djem por arritëm mjaft shumë…Ishte shumë e vështirë por çelësi i suksesit ishte se u ofruam të gjithë banorëve të Tuzit mundësinë të stërviten me klubin tonë. Pra lirisht mund të them se çelësi i suksesit ishte se u mbështetëm në forcat tona”.

(Kosova Sot Online)