De Laurentiis do të bëj edhe disa teste, pasi u testua pozitiv me COVID

  • A.P /
  • 10 September 2020 - 22:15
De Laurentiis do të bëj edhe disa teste, pasi u testua pozitiv me COVID

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis do të udhëtojë për në romë për të bërë disa teste të tjera pasi që u testua pozitiv me COVID-19 dhe ka ethe

Producenti 71 vjeçar i filmave dhe gruaja e tij, Jacqueline janë testuar pozitivë pas qëndrimit të tyre në vikend në Capri.

Disa burime kanë konfirmuar për agjencinë e lajmeve ANSA se ata janë larguar nga shtëpia e tyre në Capri me një jaht privat për të shkuar në rezidencën e tyre në Romë.

Aty ata do të vetizolohen por edhe do të jenë më afër spitalit nëse gjendja e tyre përkeqësohet.

De Laurentiis pritet që të bëj disa teste në spitalin në Romë dhe mjekët do të vendosin nëse do të shtrihet në spital.

Presidenti i Napolit shkaktoi debat dje pasi që vendosi për ta ndjekur një mbledhje të Lega Serie A, edhe pse ai ishte në pritje të rezultatit për COVID-19.

Ai nuk ndihej, por insistonte se e kishte për shkak të guacave që kishte ngrenë në Capri gjatë vikendit.

Raportohej po ashtu që De Laurentiis ishte shkuar në takimin e Lega Serie A edhe pse gjatë udhës i ishte konfirmuar që ishte pozitiv me koronavirus.

Ai pastaj u largua, por u xhirua duke dal nga ngjarja dhe u ndal të flet me gazetarë pa vënë maskë, madje pa mbajtur as distancë me gazetarët.

Tani, të gjithë personat që kanë qenë në këtë takim dhe kishin kontakt me De Laurentiis duhet të vetizolohen dhe të presin rezultatet.

De Laurentiis nuk ka pasur kontakt me ndonjë zyrtar të skuadrë se Napolit pas të shtunës, ku ai ishte testuar negativ, kështu që skuadra nuk do të shtyejë miqësoret e planifikuara para sezonale. 

(Kosova Sot Online)