Llapi ka prezantuar talentin 19 vjeçar të Kosovës U19

  • A.P /
  • 10 September 2020 - 22:50
Llapi  ka prezantuar talentin 19 vjeçar të Kosovës U19

FK Llapi ka transferuar sot futbollistin e talentuar Adonis Aliu

Talenti 19 vjeçar i Kosovës është pjesë e akademisë së “2 korrikut” që njihet si njëra prej akademive më të mira në futboll në Kosovë.

Llapi nuk ka treguar se për sa kohë ka nënshkruar kontratë me Aliun por që i kanë bërë një prezantim interesant atij me një video.

Adonis Aliu njihet si njëri prej sulmuesve më premtues në Kosovë nga të rinjtë, derisa luan në krah.

Adonisi ishte drejt transferimit te Partizani në Shqipëri, por transferimi u bllokua shkaku i vendimit të Gjykatës Sportive të Arbitrazhit


(Kosova Sot Online)