Edhe PSG-ja e donte Muriqin

  • S.A /
  • 11 September 2020 - 14:02
Edhe PSG-ja e donte Muriqin

Sulmuesi kosovar ia kishte dhënë fjalën Lazios dhe tentimi i gjigantit francez ishte i vonshëm

Emri i Vedat Muriqit ishte më i përfoluri ndër futbollistët shqiptarë këtë vit.

Sulmuesi prizrenas është bërë objektiv i shumë skuadrave evropiane falë paraqitjeve të shkëlqyeshme me Fenerbahçen.

Së fundmi është zbuluar se edhe Paris Saint-Germaini ishte futur në javët e fundit në garë për futbollistin kosovar.

Madhe, drejtori sportiv Leonardo kishte kërkuar informata për 26 vjeçarin, njoftojnë mediat turke.

Sidoqoftë, përfaqësuesi kosovar ia kishte dhënë fjalën Lazios dhe rikthim më prapa nuk kishte.

Ish-futbollisti i Rizesporit pritet të zbarkojë në kryeqytetin italian në fundjavë për ta finalizuar transferimin në Lazio.

Interesim për Muriqin kishin shfaqur më së shumti klubet angleze, mbi të gjitha Tottenhami.

Vedati i ka realizuar 17 gola me Fenerbahçen në sezonin 2019/2020.

(Kosova Sot Online )