Superliga e basketbollit nis me derbi

  • E.K /
  • 11 September 2020 - 15:54
Superliga e basketbollit nis me derbi

Peja – Prishtina do ta hapë xhiron e parë të sezonit 2020/2021 në Superligën e basketbollit

Sezoni i ri i Superligës së basketbollit të Kosovës do të nisë me derbi.

Peja dhe Sigal Prishtina do të përballen në mes vete në ndeshjen kryesore të xhiros së parë të edicionit 2020/2021.

Ndërkaq, Rahoveci do të përballet me Vëllaznimin, e Ponte Prizreni me Golden Eagle Yllin.

Bashkimi nga ana e tij do të ketë punë me Trepçën ose AS Prishtinës, varësisht cila prej tyre do ta sigurojë statusin për të qëndruar në Superligë.

Sezoni i ri i ligës elitare do të fillojë më 14 tetor, edhe pse paraprakisht ishte planifikuar të fillonte një muaj më parë.

Edicioni i kaluar ishte ndërprerë në muajin mars shkaku i pandemisë koronavirus.

Këtë sezon, skuadrat e këtushme, krahas Superligës, do të marrin pjesë edhe në Ligën Unike.

Superliga – Xhiroja e parë

Peja – Sigal Prishtina

Rahoveci – Vëllaznimi

Ponte Prizreni – Golden Eagle Ylli

Bashkimi – Trepça ose AS Prishtina

(Kosova Sot Online)