Zyrtare: Taulant Xhaka vazhdon me Baselin

  • E.K /
  • 11 September 2020 - 15:47
Zyrtare: Taulant Xhaka vazhdon me Baselin

Motori i mesfushës, Taulant Xhaka, dhe FC Basel do të vazhdojnë së bashku.

29- vjeçari e ka zgjatur para kohe kontratën e tij deri në vitin 2024.

Vëllai i madh i kapitenit të kombëtares së Zvicrës e ka merituar me lojën e tij këtë besim të klubit të njohur helvet.

Kujtojmë se Taulant Xhaka ka luajtur për ekipin e Bazelit që kur ishte 12 vjeç.

Përveç një eksperience të shkurtër te GS, në formë huazimi, ai ka mbajtur veshur fanellën kuq e blu nga ajo kohë.

“Është e vështirë ta thuash me fjalë se çfarë do të thotë për mua ky klub dhe ky qytet, me tifozët tanë të shkëlqyeshëm”, thote mesfushori energjik në faqen e internetit të FC Basel.

“Unë jam shumë krenar që mund t’i përfaqësoj ngjyrat e klubit. Objektivat tanë për vitet e ardhshme mbeten ambiciozë. Unë dua të bëj pjesën time për t’u siguruar që t’i arrijmë qëllimet së bashku”.

Presidenti Bernhard Burgener është gjithashtu i kënaqur për zgjatjen e kontratës së shqiptarit: “Taulanti është një nga shtyllat e ekipit tonë dhe pjesë e rëndësishme e klubit. FCB është i lumtur dhe krenar që ia doli të mbajë një lojtar kaq besnik”.

(Kosova Sot Online)