Conte e do edhe Alonson

  • S.A /
  • 12 September 2020 - 10:11
Conte e do edhe Alonson

Marcos Alonso mund të rikthehet në Serie A.

Mbrojtësi i majtë spanjoll, Marcos Alonso, duhet të kërkojë klub të ri pasi te Chelsea, mund të jetë vetëm zëvendësues i blerjes së re, Ben Chilwell. Ai ka një ofertë të mirë për t’u rikthyer në Serie A, ku bëri emër.

Sipas Sky Sport, trajneri i Interit, Antonio Conte, dëshiron të ribashkohet me mbrojtësin dhe ka kërkuar nga klubi që të bëjë të pamundurën për ta marrë atë.

Ata ishin së bashku në Stamford Bridge për dy vite dhe trajneri italian beson shumë se Alonso do ta kompletonte mbrojtjen e tij për sezonin 2020/21.

Interi tashmë e ka blerë Achraf Hakimin, e ka blerë Kolarovin, e ka blerë kartonin e Alexis Sanchez, ka rikthyer në skuadër Nainggolanin – Conte po ndërton ekip për titull.

(Kosova Sot Online )