Man Utd, i interesuar për Balen

  • S.A /
  • 14 September 2020 - 16:47
Man Utd, i interesuar për Balen

Gjiganti britanik e sheh yllin uellsian si përforcim ideal, pasi dështoi t’i siguronte shërbimet e Jadon Sanchos së Borussia Dortmundit. Gareth Bale sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Real Madridi në javët në vazhdim.

Ylli uellsian ka ende kontratë me “Los Blancos”, por kampionët e Spanjës janë të gatshëm ta lënë atë të largohet pa para, vetëm që ta shmangin rrogën e tij të majme.

Dhe, mediat britanike shkruajnë se ish-futbollisti i Tottenhamit mund të përfundojë në Premierligë.

Në fakt, interesim për të ka shfaqur Manchester Unitedi, shkruan mediumi britanik “Daily Star”.

“Djajtë e Kuq” dështuan ta transferonin Jadon Sanchon e Borussia Dortmundit dhe tash ia kanë vënë syrin pikërisht Balet.Uellsiani kishte ofertë të majme nga Kina vitin e kaluar, por në fund ai preferoi të qëndronte në “Santiago Bernabeu”. Bale i ka prishur punët me trajnerin Zinedine Zidane dhe sezonin e kaluar e kaloi kryesisht në bankinë ose në tribunë.

(Kosova Sot Online )