Roma ia mësyn Mandzukicit

  • S.A /
  • 14 September 2020 - 16:52
Roma ia mësyn Mandzukicit

Sulmuesi kroat është ndarë së fundmi nga ekipi Al Duhail dhe mund të rikthehet në Serie A, ku më parë kishte luajtur për Juventusin. Roma është në kërkim të një sulmuesit për sezonin e ardhshëm. Edin Dzeko mund t’i bashkohet Juventusit në ditët apo javët në vazhdim dhe ky fakt i ka shtyrë “Giallorossi” të mendojnë për pasardhësin e sulmuesit boshnjak.

Sipas mediave italiane, klubi nga kryeqyteti italian ia ka vënë syrin Mario Mandzukicit. Sulmuesi kroat u nda së fundmi me klubin Al Duhail. Në Katar, ish-futbollisti i Bayern Munichut dhe Manchester Cityt paguhej 6 milinë euro në vit, kurse Dzeko në Romë e kishte rrogën 7,5 milionë. Andaj, klubi nga Serie A ka mundësi ta paguajë Mandzukicin goxha mirë, ndoshta njëjtë sa e kishte paguar Al Duhail, pra 6 milionë euro.Për 34 vjeçarin interesim ka shprehur edhe Lokomotiva e Moskës.

(Kosova Sot Online )