Dzeko te Juve, Milik te Roma?

  • A.P /
  • 14 September 2020 - 21:38
Dzeko te Juve, Milik te Roma?

Po rriten çdo ditë e më shumë zërat për një transferim të mundshëm të Edin Dzekos të Juventusi.

“Më duhet një sulmues sa më parë që është e mundur”, kështu tha ditë më parë trajneri, Andrea Pirlo, dhe kjo ka shtyrë “Zonjën e Vjetër” të veprojë dhe të sigurojë një 9-sh për sezonin e ri.

Edin Dzeko është objektivi tash e një kohë të gjatë dhe raportohet se bisedimet janë në fazë të avancuar, pasi Luis Suarez nuk dëshiron ta lërë Barcelonën.

Edhe Roma tashmë ka nisur bisedimet për sjelljen e zëvendësuesit të Dzekos.

Sipas Radio Kiss Kiss, Roma e ka rritur ofertën për Milikun e Napolit 25 milionë euro plus 5 bonuse.

Në të njëjtën kohë, ‘Calciomercato.it’ dhe ‘Il Messaggero’ raportojnë se bisedimet mes Juves dhe Romës për Dezkon tashmë kanë nisur dhe kjo javë mund të jetë vendimtare.

(Kosova Sot Online)