Tottenhami hyn në garë për Milikun

  • A.P /
  • 15 September 2020 - 17:05
Tottenhami hyn në garë për Milikun

“Spurs” janë në kërkim të një sulmuesi dhe duket se ia kanë vënë syrin sulmuesit në largim të Napolit, i cili kërkohet edhe nga klubet italiane

Pasi dështoi ta transferonte Vedat Muriqin, Tottenhami është vënë në kërkim të një sulmuesi tjetër për sezonin e ri.

Dhe, duket se “Spurs” do të “peshkojnë” në kampionatin italian.

Në fakt, portali “Football Insider” raporton se klubi londinez ia ka vënë syrin sulmuesit të Napolit, Arkadiusz Milik.

Trajneri Jose Mourinho e ka bërë përfaqësuesin polak si objektiv kryesor dhe Tottenhami është i gatshëm t’ia ofrojë atij një rrogë të majme prej 90 mijë funtesh në javë.

Milikun ndërkohë e duan edhe klubet italiane, mbi të gjitha Juventusi dhe Roma, ndërsa kohë më parë e pëlqente edhe Milani.

Milik pritet të largohet gjithsesi nga “San Paolo” në javët në vazhdim dhe Tottenhami mund të jetë një opsion ideal për të.

(Kosova Sot Online)